|
Twitter është njëra nga rrjetet më të njohura sociale, e cila na mundëson të qëndrojmë në kontakt me miqtë, të afërmit dhe bashkëpunëtorët me anë të këmbimit të porosive të shpeshta dhe të shkurtëra. Shfrytëzuesit shkruajnë risi të shkurtëra (lajmërime, notifikime) të ashtuquajtura “tweets” prej maksimum 140 karaktereve. Këto porosi dërgohen në profilin e shfrytëzuesit ose në blog-un, tek miqtë e shfrytëzuesit, dhe mund të rikërkohen nëpërmjet Twitter kërkuesit. Parapaguesit e T-Mobile me dërgimin e një SMS porosisë në numrin 14 51 51 mund ta ndryshojnë statusin e tyre në Twitter, me anë të celularit të tyre. Çmimi i një porosie në Twitter është 5,9 denarë me TVSH të përfshirë.
Udhëzim për ndryshimin e statusit në Twitter
Që ta ndryshoni statusin në profilin tuaj në Twitter me anë të SMS porosisë, së pari duhet të kyqeni nëpërmjet celularit tuaj. Kyqja është valide derisa nuk e ndryshoni pseudonimin ose parakalimin tuaj në Twitter.
Që të kyqeni dërgoni SMS porosi me pseudonimin dhe parakalimin tuaj në Twitter në numrin 14 51 51 me përmbajtje:
Login pseudonimi parakalimi
Për shembull, Login petkopetkovski tmobile (ku petkopetkovski është pseudonimi në servisin Twitter, kurse tmobile është parakalimi) * Pas kyqjes do të pranoni SMS porosi se kyqja ishte me sukses.
Pasi që do të kyqeni në profilin tuaj, mundet që në vazhdimësi ta ndryshoni statusin tuaj me dërgimin e SMS porosisë në 14 51 51 me tekstin që dëshironi që të paraqitet në statusin tuaj.
Pas dërgimit të porosisë për statusin, do të pranoni porosi se ndryshimi i statusit është kryer.
Nëqoftëse, deri më tash nuk jeni kyqur në Twitter profilin tuaj, do duhet që së pari të kyqeni për ta ndryshuar statusin.
*T-Mobile nuk i ruan dhe as nuk i arkivon pseudonimet dhe parakalimet tuaja, ata drejtpërsëdrejti dërgohen tek Twitter.
|