• Shfrytëzues privat
  • Shfrytëzues afarist
  • T-Home

Pyetjet më shpesh të parashtruara

Me qëllim që në mënyrë korrekte të shfrytëzoni telefonin e juaj celular, është e nevojshme që të lexoni udhëzimet e prodhuesit për përdorimin.

 Inkuadrimi në rrjet

Pasi që të keni futur SIM-kartelën (SIM-Subscriber Identity Module), ndezni telefonin e juaj celular. Në ekran do të shkruhet porosia për shënimin e PIN-numrit (PIN-Personal Identification Number). Shtnoni PIN-numrin dhe bëni verifikimin. Në ekran do të shkruhet emri i T-Mobile, me çka telefoni i juaj celular është i gatshëm për përdorim.

 Realizimi i thirrjes

 Thirrjes kryhet me zgjidhjen e numrit të cilin dëshironi të thirrni dhe verifikimin me butonin, më së shpeshti të shënuar me dëgjuese me ngjyrë të gjelbër, shenjën Yes ose me shenjën OK.
Pas përfundimit të bisedën, e shtypni butonin, më së speshti të shënuar me dëgjuese me ngjyrë të kuqe ose NO. Me këtë thirja është ndërprerë.

 Pranimi i thirjes

 Kur do të bjen zilja e telefonit të juaj celular, thirrjen e pranoni me shtypjen e butonit, më së shpeshti të shënuar me dëgjuese me ngjyrë të gjelbër ose shenjën Yes.

 Cila është procedura për debllokimin e SIM-kartelës?

 SIM-kartela bllokohet nëse gjatë lajmërimit, tre herë shënoni numrin e gabueshëm të PIN-kodit. Nëse ju ndodh kjo gjë, duhet që të lajmëroheni në Qendrën e kontaktit në telefonin 070 122, ku pas identifikimit me fjalëkalimin (Password), do të merrni numrin e debllokimit - PUK (PUK - PIN Unblocking Key) dhe udhëzimet se në cilën mënyrë ta përdorni.

 Si të inkuadroni/hiqni shërbimet shtesë?

 Nëse dëshironi të merrni ndonjë shërbim të ri ose të hiqni ndonjërin prej tyre për të cilin mendoni se nuk ju nevojitet më tutje, atë mund ta bëni në secilën shitore të T-Mobile ose me dërgimin e deklaratës e cila përmban të dhënat vijuese: numrin e juaj të telefonit, emrin dhe mbiemrin, numrin amë dhe fjalëkalimin e juaj. Nëse kontrata është e nënshkruar nga personi juridik, është e nevojshme që në deklaratën, përveç të dhënave lartë të përmendura të qëndrojë edhe vula e personit juridik.

 Si të merrni informatën për llogarinë?

 Nëse dëshironi të merrni informatë për llogarin e juaj, është e nevojshme të lajmëroheni në Qendrën e kontaktit në numrin 070 122, ku pas identifikimit me fjalëkalimin, do të merrni informatën e kërkuar. Nëse dëshironi të dini gjendjen momentale në llogarinë tuaj, mund të dërgoni SMS në numrin 070 142 566 me tekst: SMETKA, të rrotulloni në 1235 ose, madje, të lajmëroheni në Kontakt Qendrën.

 Si të silleni në rast të humbjes së telefonit?

 Nëse ju ndodh qt t’ju vjedhin ose të humbni telefonin e juaj celular, duhet të dërgoni deklaratë me shkrim e cila përmban të dhënat vijuese: numrin e juaj të telefonit, emrin dhe mbiemrin, numrin amë dhe fjalëkalimin e juaj. Në rast të humbjes të telefonit i cili është e personit privat, shfrytëzuesi lajmërohet në Kontakt Qendrën dhe pas identifikimit, operatori e bën bllokimin e kartelës. Shfrytëzuesi është i detyruar që në afat kohor prej 15 ditëve të bëjë ndërrimin me SIM-kartelë të re, në të kundërtën kartela do të ndërpresë aktivitetin e saj. Nëse kontrata është e nënshkruar nga personi juridik, është e nevojshme që në deklaratën, përveç të dhënave lartë të përmendura të qëndrojë edhe vula e personit juridik. Në bazë të të dhënave të marrura nga deklarata, Sektori ynë për shërbimet e shfrytëzuesve do të nxjerrë telefonin e juaj jashta përdorimit me inicimin e ndalesës për thirrje hyrëse dhe dalëse. Në rastin e tillë parapagesa mujore rrjedh pa ndërprerje.

 Si të vendosni SM-kartelën e juaj në qetësi (pushim)?

 Nëse për arsye të caktuara, dëshironi përkohësisht të ndërpreni përdorimin e telefonit tuaj celular, këtë mund ta bëni personalisht, në shitoret #mce_temp_url#e T-Mobile, ku e keni nënshkruar kontratën. Pushimi mund të jetë në kohëzgjatje prej më së shumti gjashtë muaj. Gjatë kohës së pushimit nuk paguhet kompensim për parapagesën mujore.

 Si të silleni nëse telefoni i juaj është ndalur për shkak të faturave të papaguara?

 T-Mobile të gjithë shfrytëzuesve të tij ju dërgon faturat mujore. Informatat për të ose kopje të faturës mund të merrni edhe në telefonin 070 122 (Kontakt Qendra). Nëse nuk e keni vërrejtur se keni borxh të papaguar, me shumë siguri, do të ndodhë që telefoni i juaj celular të jetë i ndalur. Në atë rast duhet që të paguani borxhin e mbetur dhe dëshminë për të ta dërgoni në faks (0800 12333), pas së cilës vijon inkuadrimi i telefonit. Për inkuadrin e përsëritur paguhet kompensim sipas çmimores së T-Mobile.

 Si më së shpejti të merrni informatat e detajizuara për gjithçka që dëshironi të kuptoni?

 Secilën informatë do ta merrni me të lajmëruarit në numrin e telefonit 070 122. Ai është numri i Kontakt Qendrës, i cili është në dispozicion 24 orë. Informatat e njejta mund ti merrni edhe nëse vizitoni ndonjërën prej shitoreve të T-Mobile.

 Cili është numri i SMS qendrës servisuese (për dërgimin e SMS)?

 Para se të dërgoni ose të pranoni porosinë e juaj të parë, është e nevojshme që të shënoni numrin e SMS qendrës servisuese në telefonin e juaj. Numri i SMS qendrës servisuese është: +389 70 000 501.
Si dhe ku duhet të shënohet ky numër duhet të lexohet në udhëzimin e prodhuesit të aparatit telefonik të cilin e dispononi.

 A thua mund të dërgoni dhe pranoni SMS edhe kur jeni jashta shtetit?

 Po, mundeni të pranoni dhe dërgoni SMS porosi madje edhe kur jeni jashta shtetit. Krejt çka duhet të bëni është që të lidheni me rrjetin e operatorit celular të shtetit të huaj dhe të filloni të pranoni dhe dërgoni SMS.

 Si të silleni në rast kur gjendeni në Republikën e Maqedonisë, ndërsa në displejin e telefonit të juaj celular paraqitet rrjeti i ndonjë operatori të shtetit të huaj?

 Në atë rast është e nevojshme që rrjetin e T-Mobile ta zgjidhni në mënyrë manuale/ me dorë. Në menynë e telefonit të juaj celular gjeni Rrjetin (Network), e më pas në nënmenynë Zgjidhja e rrjetit (ose Network selection). Këtu është e nevojshme të selektohet “Manuel/manualisht”. Pasi që në displejin e juaj të paraqiten rrjetet e ofruara, duhet të zgjidhni rrjetin e T-Mobile MK.

 Si paguhen bisedat kur jeni të lajmëruar në operatorin celular të shtetit të huaj në kornizat e mbulimit të rrjetit të T-Mobile?

 Edhe pse gjindeni në suazat e mbulimit të rrjetit të T-Mobile ju mund të shfrytëzoni shërbimin e operatorit tjetër. Tarifimi i thirrjeve hyrëse dhe dalëse është i njejti sikur kur i përdorni shërbimet e T-Mobile në shtetin e huaj (në bazë të çmimores të definuar prej T-Mobile).