• Shfrytëzues privat
  • Shfrytëzues afarist
  • T-Home

Push mail

E-posta juaj gjithmonë me ju në telefonin celular

Nëse gjatë ditës keni shumë mbledhje, gjithmonë jeni në lëvizje, udhëtoni dhe pritni e-postë të rëndësishme, madje edhe pas mbarimit të kohës së punës, ose thjesht jeni të varur nga Outlook-u juaj, para jush është Push mail, shërbimi i ri i T-Mobile.

Me shfrytëzimin e shërbimit të ri të T-Mobile – Push mail, e-postën të cilën e merrni në kompjuterin e juaj në zyrë në të njëjtën kohë e merrni edhe në telefonin celular dhe në çastin e njëjtë mund ta lexoni, ta ridërgoni, të përgjigjeni.
Plus, në të njëjtën kohë keni kontrollë në organizimin e detyrave si dhe qasje të shpejtë deri te të gjitha kontakt adresat dhe numrat e telefonëve të cilët i keni të nevojshëm.
Zyra mund të jetë gjithmonë me ju, kudo që jeni.

Çka mundeni me Push mail:

  • Të pranoni dhe të kontrolloni porositë të cilat arrijnë në Inbox-in e juaj, të nënvizoni si të lexuara ose të fshini
  • Të hapni dokumentet e bashkëngjitura (Word, Excel, PowerPoint, pdf), të ndryshoni ose të krijoni dokumente të reja (varësisht nga mundësitë e telefonit celular)
  • Të krijoni porosi të reja
  • Të keni qasje deri te kalendari juaj, të caktoni, të anuloni dhe të fshini mbledhjet
  • Të keni qasje deri te lista e kontakteve në Outlook-un e juaj.

Shërbimi Push mail ju mundëson:

  • Të organizoni ditën e juaj të punës në mënyrë shumë më efikase
  • Të rritni produktivitetin
  • Të lejoni më shumë kohë të lirë
  • Të shfrytëzoni zgjidhje më fleksibile dhe të pagueshme me të cilën gjë jeni gjithmonë në hap me atë që ndodh.

Për të shfrytëzuar shërbimin Push mail, është e nevojshme që të keni celular që përkrah këtë shërbim.

Çka ju nevojitet për shfrytëzimin e shërbimit Push mail:

  • Celular me përkrahje për Push mail (Windows Mobile, Android, Symbian, iPhone) dhe
  • Server korporativ Microsoft Exchange 2003/2007.

Risi! Prej tani konfigurimi i serverit dhe telefonave celularë për shfrytëzimin e shërbimit Push Mail është pa pagesë.

Push mail pakot shërbyese

Pakoja shërbyese

Parapagesa mujore

Internet i përfshirë në parapagesën mujore

Push Mail Standard

350 den.

150 MB

Push Mail Professional

500 den.

1 GB (1024 MB)

* Në çmim nuk është  përfshirë TVSH-ja. Komunikacioni i përfshirë në parapagesën mujore mund të shfrytëzohet vetëm në rrjetin e T-Mobile Maqedonia. Komunikacioni pas shfrytëzimit të parapagesës mujore paguhet sipas çmimit të rregullt për GPRS dhe WAP komunikacion, në pajtim me modelin tarifor të shfrytëzuesit.