Obcionet për kontrollimin e shpenzimeve
Kontrollimi i shpenzimeve është një ndër kërkesat më të shpeshta të konsumatorëve tanë afaristë.
Pyetja „Si ti jepet numër zyrtarë të punësuarit, i cili përpos për punë i punësuari mund ta shfrytëzojë edhe për qëllime private, por telefonatat private të mos jenë barrë e kompanisë?” përfundimisht gjeti përgjigjen e vetë – Mobile VPN.
Me Mobile VPN jo vetëm që mundeni ti kontrolloni shpenzimet, por keni mundësi edhe të zgjidhni vetë saktë se cili obcion për kontrollimin e shpenzimeve do të ofronte rezultate më të mira, sipas stilit tuaj të punës.
Nëpërmjet obcionit të kontrollimit të shpenzimeve të Mobile VPN në mënyrë efektive do ti ndani bisedat e çdo punëtori tuaj në biseda zyrtare dhe biseda private. Kështu për shembull, mund ti kufizoni telefonatat zyrtare dhe private varësisht nga periudha kohore kur është realizuar telefonata, profili i dhënë, ose mënyrat tjera për definimin e telefonatave si zyrtare dhe individuale.
Pastaj sistemi i Mobile VPN automatikisht do ti njohë dhe do ti klasifikojë telefonatat në ato zyrtare dhe individuale. Me aktivizimin e obcionit Ndarja e faturës të gjitha telefonatat të cilat nuk i keni definuar si zyrtare do të paraqiten në faturë të ndarë individuale të punëtorit. Në këtë faturë paraqiten të gjitha telefonatat drejt numrave të cilët nuk janë realizuar gjatë orarit të punës, e tejkalojnë limitin e definuar ose sipas kritereve tjera nuk bëjnë pjesë në telefonatat zyrtare, varësishtë nga ajo se çfarë kufizime keni zgjedhur për faturat e kompanisë.
Përgjegjës për pagesën e kësaj fature është i punësuari. Me këtë ai ka komoditetin të shfrytëzojë vetëm një numër i cili do ti shërbejë për dy dedikime – njëkohësisht edhe numër zyrtar edhe privat.
Ky funksionalitet ju mundëson përcaktim preciz të numrave drejt të cilëve të punësuarit tuaj do të mund të telefonojnë në shpenzim të kompanisë. Telefonatat drejt të gjithë numrave tjerë do të paraqiten në faturën individuale të të punësuarit. Për komoditetin tuaj ju ofrojmë tri profilet në vijim, në të cilët mund ti definoni numrat e kompanisë tuaj:
Profili 1:
Telefonatat e lejuara: Në kuadër të rrjetit të kompanisë, Rrjetit të zgjeruar dhe Rrjetit partner
Telefonatat të cilat do të paraqiten në faturën individuale: Të gjitha telefonatat tjera
Profili 2:
Telefonatat e lejuara: Të gjitha telefonatat nacionale Telefonatat të cilat do të paraqiten në faturën individuale:
Të gjitha telefonatat internacionale
Profili 3:
Telefonata e lejuara: Të gjitha telefonatat nacionale dhe internacionale janë të lejuara.
Për përcaktimin edhe më preciz të shpenzimeve dhe lirisë gjatë komunikimit, ofrojmë disa vegla shtesë:
Ky funksionalitet e përdor orarin e punës të kompanisë tuaj si mënyrë e selektimit se cilat biseda do të llogariten në faturën e kompanisë ndërsa cilat në faturën individuale. Varësisht nga ajo se kur realizohet ndonjë telefonatë ajo mund të llogaritet si bisedë lidhur me punën dhe të paguhet në faturën e kompanisë ose nëse është realizuar jashtë atij intervali kohor të hyjë në faturën individuale të cilën i punësuari duhet ta paguajë vet.Për komoditetin tuaj ofrojmë tri intervale kohore:
Intervali kohor 1:
Tërë ditën, për cilëndo ditë prej të hënës deri të dielën
Intervali kohor 2:
Prej orës 07:00 deri në orën 18:00, për cilëndo ditë prej të hënës deri të dielën
Intervali kohor 3:
ej orës 18:00 deri në orën 07:00, për cilëndo ditë prej të hënës deri të dielën
Ky funksionalitet ju mundëson përcaktim preciz të numrave drejt të cilëve të punësuarit tuaj do të mund të rrotullojnë, edhe pse me profilin konsumues telefonatat drejt këtyre numrave janë të kufizuara. Gjithashtu mund të përcaktoni edhe listën e numrave drejt të cilëve nuk do të jetë i lejuar realizimi i telefonatave, gjegjësisht do të paraqiten në faturën individuale të të punësuarit, edhe pse në profilin konsumues këto telefonata janë të lejuara.
Kontrollimi i shpenzimeve sipas limitit të lejuar mujor
Ky është kufizimi më shpesh i përdorur për biznes biseda të cilin e shfrytëzojnë kompanitë. Dallimi dhe përparësia të cilën e ofron Mobile VPN është në atë që fitoni mundësinë vetë të zgjidhni lartësinë e limitit mujor nëpërmjet internet portalit për kontroll dhe administrim të rrjetit virtuel privat.
Kontrollimi i shpenzimeve tek interneti celular/MMS
Varësisht nga ajo se sa puna në kompaninë tuaj kërkon nga të punësuarit tuaj të shfrytëzojnë internet celular, ky funksionalitet ju mundëson të vendosni në cilën faturë do të faturohen shpenzimet për shërbimet e internetit dhe MMS shërbimet.
Kontrollimi i shpenzimeve sipas përdorimit të serviseve premium
Shfrytëzimi i serviseve premium, siç janë numrat për pjesëmarrje në kuize, numrat për donacione ose për pagesën e parkimit nëpërmjet telefonit, gjithashtu mund ta lejoni ose ta kufizoni dhe varësisht nga përcaktimi shpenzimet për ato do të paraqiten në llogarinë e kompanisë ose individuale.