• Shfrytëzues privat
  • Shfrytëzues afarist
  • T-Home
 

Tani për herë të parë mundesh pa brenga të shfrytëzosh internetin nga shtetet e huaja, me ofertën e re dhe të vetme në treg për surfim në roaming, e quajtur Travel & Surf.

Me Travel & Surf përfiton me të vërtetë internet të lirë në shtetet e huaja, edhe atë me mundësi për zgjedhje nga tri paketet Ѕ, М, L varësisht nga nevojat tuaja.

Çka është Travel & Surf?

Travel & Surf është ofertë e re me të cilën tani mund të surfosh edhe derisa je jashtë shtetit. Zgjidh paketin e internetit i cili të përgjigjet më së shumti dhe surfo i relaksuar, me super çmim të lirë duke filluar prej 149 den.

Me Travel & Surf udhëto dhe surfo pa brenga në celularin tënd! Dërgo e-porosi derisa je në pushim, vendos fotografi në Facebook drejtpërdrejt nga plazhi, mëso se si do të jetë moti në ditët në vijim, kërko nëpërmjet google restorant në afërsi dhe ndiqi rezultatet drejtpërdrejt derisa drekon. Gjithçka që të nevojitet për pushimin tënd jashtë shtetit, tani lirisht kërkoje në internet, duke filluar me çmimin e një kokteji*!

Gjithçka është më lehtë jashtë shtetit kur ke Travel & Surf!

1.  Gjeje plazhin më të mirë në qytet me vetëm disa klikime nëpërmjet Google Maps!
2.  Fotografoje perëndimin më të bukur të diellit, menjëherë vendose në Facebook dhe për 5 minuta ajo fotografi do të ketë 50 like nga të gjithë miqtë dhe të afërmit tu!
3.  Asnjëherë nuk do të jesh i befasuar nga retë, shiu dhe erërat, do ta dish se çfarë kohe të pret në çdo çast dhe do ti shmangesh ditëve me nivel të lartë të rrezeve UV duke kontrolluar faqet e internetit për parashikimin e motit nga shezloni yt.
4.  Tavernë, piceri, bistro ose birrari, gjeje lokalin sipas kërkesës tënde thjesht nëpërmjet Google.
5.  Shkuarja në pushim nuk është arsye të harrosh për fitoret e ekipit tënd të parapëlqyer dhe rezultatet e ligës tënde të parapëlqyer. Tani me Travel & Surf lidhu në internet faqet për rezultate sportive dhe mos humbis asgjë.
6.  Foursquare jashtë shtetit është shumë më e popullarizuar se te ne. Gjej qindra vende të reja për cheking dhe aq bexhe të reja për fitore dhe lavdërohu menjëherë te miqtë e tu nga shtëpia për të gjitha lokalet e njohura të cilat i ke vizituar.

Paketet dhe zonat e internetit

Gjeje vendin në të cilin do të udhëtosh, shiko cilës zonë të internetit i takon dhe sipas asaj zone zgjidh paketin e internetit i cili të përshtatet më së shumti!

Me rëndësi! Travel & Surf paketet vlejnë vetëm nëse jeni të paralajmëruar në rrjetin e operatorëve të huaj celularë të theksuar në tabela.

Shembull:Nëse gjendesh në Greqi, duhet të jesh i lidhur në rrjetin celular të operatorit grek Cosmote, që të mund të shfrytëzosh Travel & Surf paketin e internetit i cili vlen për shtetet nga Zona e internetit 1.

Zona e internetit 1

Paketi S (Small) M (Medium) L (Large)
Kohëzgjatja e paketit 3 ditë 7 ditë 10 ditë
Interneti i përfshirë (upload + download) 10 MB 50 MB 100 MB
Çmimi i paketit 149 den. 349 den. 649 den.

 

Shtetet në zonën e internetit 1 Operatorët për të cilët vlejnë paketet Travel & Surf
Austria T-Mobile AUT
Bullgaria Globul
Çekia T-Mobile Czech Republic
Gjermania T-Mobile DEU
Greqia Cosmote Greece
Hungaria T-Mobile Hungary
Holanda T-Mobile Netherlands BV
Polonia ERA GSM Poland
Sllovakia T-Mobile Slovakia
SHBA T-Mobile USA
Kroacia T-mobile Croatia
Mali i Zi T-Mobile Montenegro

 

Zona e internetit 2

Paketi S (Small) M (Medium) L (Large)
Kohëzgjatja e paketit 3 ditë 7 ditë 10 ditë
Interneti i përfshirë (upload + download) 3 MB 10 MB 20 MB
Çmimi i paketit 149 den. 349 den. 649 den.

 

Shtetet në zonën e internetit 2 Operatorët për të cilët vlejnë paketet Travel & Surf
Shqipëria AMC
Belgjika BASE Belgium
Franca Orange France
Irlanda Telefonica O2 Ireland
Italia Telecom Italy
Kosova Monaco T-com
Serbia Telenor Serbia
Sllovenia SI.Mobile Slovenia
Spanja Movistar, Spain
Zvicra Orange Communications
Zvicra Swisscom Switzerland Ltd.
Turqia Turkcell
Britania e Madhe JV EE Ltd. (ex T-Mobile GBR)
Britania e Madhe Telefonica O2 UK Limited

*Nëse aktivizon paket për vendet e Zonës së internetit 2, komunikacioni i njëjtë do të vlejë edhe për vendet e përfshira në Zonën e internetit 1.

Interval i tarifimit të 10Kb

Për çka mund ta përdorësh internetin nga Travel&Surf pakot

Si ta aktivizoj Travel & Surf?

  • Falas me telefonatë ose ЅМЅ në 142 099 nga Maqedonia
  • Falas nëpërmjet automatit vizuel në *140# nga shtetet e huaja

Aktivizimi falas në 142 099 nëpërmjet telefonatës ose ЅМЅ nga Maqedonia

Nëse dëshiron ta aktivizosh falas Travel & Surf nëpërmjet telefonatës ose ЅМЅ porosisë, atë mund ta bësh derisa nuk e ke kaluar kufirin e Maqedonisë ose derisa ende je në ndonjërin aeroport tonë. Aktivizimi nëpërmjet SMS ose telefonatës derisa je jashtë vendit paguhet me çmim të rregullt.
Gjatë aktivizimit me telefonatë duhet ta ndjekësh Automatin folës, derisa me SMS aktivizimin në porosi duhet ta shkruash vendin ku udhëton dhe paketin të cilin dëshiron ta shfrytëzosh.

Shembull:

SMS aktivizimi – Nëse udhëton në Greqi dhe dëshiron ta aktivizosh paketin М (medium) i cili përfshin 50 МВ me afat të shfrytëzimit prej 7 ditësh, në porosi duhesh ta shkruash Grcija М.
Aktivizimi me telefonatë – nëse dëshiron ta aktivizosh me telefonatë, ndiqe Automatin folës dhe së pari zgjidhe zonën e internetit të cilës i takon vendi ku udhëton (Zona e internetit 1 ose Zona e internetit 2) dhe pastaj paketin të cilin dëshiron ta shfrytëzosh (S, M, L).

Aktivizimi falas nga shtetet e huaja në *140#

Në rast se tanimë je jashtë vendit mundesh edhe prej atje ta aktivizosh falas Travel & Surf, nëpërmjet kanalit të ri inovativ – Automati vizuel. E tëra që duhet të bësh është të rrotullosh *140# dhe ta zgjedhësh zonën e internetit dhe paketin të cilin dëshiron ta shfrytëzosh nëpërmjet shkrimit dhe telefonatës së numrit të radhës para zgjedhjes tënde.
Aktivizimi nëpërmjet këtij kanali është falas, si nga Maqedonia, ashtu edhe nga jashtë.

Për gjindshmëri më të lehtë nëpër meny të Automatit vizuel mundesh drejtpërdrejt të aktivizosh me rrotullimin e:

Aktivizimi i shpejtë dhe i lehtë nëpërmjet Automatit vizuel Zona e internetit 1 Zona e internetit 2
Travel&Surf S *140*1*1# *140*2*1#
Travel&Surf M *140*1*2# *140*2*2#
Travel&Surf L *140*1*3# *140*2*3#
Për kontrollimin e komunikacionit të shfrytëzuar të paketit të internetit *140*3#

Vërejtje e Rëndësishme:

Paketi i internetit fillon të vlejë nga ai moment kur e ke aktivizuar!

Me qëllim që të mundesh në tërësi ta shfrytëzosh paketin e zgjedhur, aktivizoje para udhëtimit derisa ende je në vend (falas nëpërmjet të gjithë kanaleve: SMS, telefonatës dhe Aparatit vizuel) ose derisa je jashtë shtetit (falas nëpërmjet Automatit vizuel).

Pse Travel & Surf?

Tani për herë të parë mundesh pa brenga të shfrytëzosh internetin nga shtetet e huaja, me ofertën e re dhe të vetme në treg për surfim në roaming - Travel & Surf.

Me Travel & Surf përfiton me të vërtetë internet të lirë jashtë vendit, edhe atë me mundësi për zgjedhje të njërit nga tri paketet Ѕ, М, L varësisht nga nevojat tuaja.

Zgjidh paketin tënd Travel & Surf dhe bëhu pjesë e familjes së madhe internacionale
T-Mobile e cila surfon pa brenga nëpër Evropë dhe SHBA.

Vërejtje: Kjo ofertë vlen për konsumatorët e T-Mobile Maqedoni. Për Travel & Surf ofertat e operatorëve tjerë vlejnë kushte dhe çmime të veçanta.

Me qëllim që të mbrojmë nga internet shpenzimet jo të planifikuara derisa je jashtë vendit, kemi futur sistemin në vijim për bllokim automatik të qasjes tënde në internet:

  • Nuk do të lejohet të kesh qasje në internet nëse kyçesh vet ose celulari yt automatikisht të fut në rrjetin e operatorit tjetër, i cili operatorë nuk është pjesë e Travel & Surf partnerëve. Operatorët dhe vendet për të cilat vlen kjo ofertë janë të theksuar në pjesën Travel&Surf paketet dhe zonat e internetit;
  • Për kontroll më të madh mbi shpenzimet, do të pranosh SMS lajmërim gjithmonë kur të shpenzosh 80% dhe 100% të komunikacionit të internetit të përfshirë në paketin e zgjedhur;
  • Nëse e shpenzon komunikacionin e internetit të paketit para se të skadojë validiteti i saj nuk mund të qasesh në internet gjatë ditëve të ngelura valide të paketit nëse nuk e aktivizon paketin e ri. Ky mekanizëm është i bërë me qëllim që të të mbrojë nga shpenzimet e papritura të internetit pas tejkalimit të komunikacionit të internetit të paketit (për shembull, nëse e shpenzon komunikacionin në ditën e 5, ndërsa ke aktivizuar paketin e internetit për 7 ditë, gjatë 2 ditëve në vijim nuk do të mund të qasesh në internet nëse nuk aktivizon ndonjërin paket të internetit në dispozicion për zonën tënde);
  • Mund të aktivizosh paket të ri vetëm nëse e ke shfrytëzuar në tërësi komunikacionin e paketit, ose pas skadimit të vlefshmërisë së paketit të aktivizuar të internetit (Ѕ paketi vlen 3 ditë, М paketi vlen 7 ditë, L paketi vlen 10 ditë).

Këshillë:

Me qëllim të shfrytëzimit me mençuri të çdo kilobajti të komunikacionit të internetit nga paketi yt të rekomandojmë pas çdo shfrytëzimi të internetit në smartfonin tënd të njëjtin ta çkyçësh

Ke kontrollin e tërësishëm për surfimin tënd në shtet të huaj, vetëm me Travel & Surf!