• Shfrytëzues privat
  • Shfrytëzues afarist
  • T-Home

Çka është Mobile VPN?

Imagjinoni se kompania juaj ka rrjetin celular personal, në të cilin të gjithë të punësuarit tuaj, bashkëpunëtorët dhe partnerët mund të flasin me çmime të volitshme. Imagjinoni se mund ti menaxhoni shpenzimet e telefonave celularë të të gjithë të punësuarve tuaj, me vetëm një klik.

Imagjinoni se sa para, kohë dhe mund do t’ju kursente një sistem i tillë? Me shërbimin e ri VPN të T-Mobile tani të gjitha këto benificione i keni në dispozicion edhe ju!

Njoftohu me Mobile VPN:

Ju prezentojmë Mobile VPN (Rrjeti Celular Virtuel Privat) – biznes vegël revolucionare për komunikim.

Çka është Mobile VPN?

Mobile VPN paraqet një lloj të rrjetit tuaj celular personal, të cilin ju si drejtor ose pronar i kompanisë keni lirine që ta rregulloni sipas nevojave tuaja specifike për komunikim. Me mobile VPN mund të krijoni, zgjëroni ose të zvogëloni rrjetin e kompanisë tuaj, të shtoni bashkëpunëtorë në rrjetin e Zgjëruar të kompanisë ose në rrjetin e Partnerëve dhe të bisedoni me çmime të volitshme, të përdorni numra të Shkurtër thirrës, të përcaktoni limit mujorë të punësuarve, të definoni listë të Bardhë dhe të Zezë të numrave, të bëni ndarjen e llogarisë të thirrjeve private dhe zyrtare,të krijoni kontakt qendër Virtuele private dhe shumë më tepër. Gjithashtu ndryshim mund të bëni në çdo moment, me lehtësi dhe rehatshmëri nga zyra juaj nëpërmjet internet protalit të sigurtë.

Thjeshtë, ky sistem ju mundëson të jeni shumë më efikas gjatë komunikimit në dhe jashtë kompanisë tuaj, duke shpenzuar shumë më pak resurse, duke ju shmangur faturave të larta dhe duke kursyer kohë.

Menaxhimi i shpenzimeve për komunikim celular të kompanisë tuaj është shumë më i thjeshtë me Mobile VPN. Qasja detaje dhe kontrolli i faturave celulare për çdo të punësuar janë një ndër përparësitë kryesore të cilat do ti përfitoni me aplikimin e thjeshtë të këtij sistemi, pa asnjëlloj shpenzimi për instalim dhe blerje të pajisjes shtesë.