Dokumentet e nevojshme për postpejd shfrytëzues e ri
Për persona fizik:
Për të punësuar:
- M1/M2 formular ose Vërtetim për punësim jo më të vjetër se 30 ditë, një dokument valid për identifikim (letërnjoftim apo pasaportë);
- Një dokument të vlefshëm për identifikim (letër njoftimi ose pasaportë);
Për të pensionuar:
- Çekut e pensionit prej muajit paraprak në shumë të njëjtë ose më të madhe se 5 000 denarë; dhe
- Një dokument të vlefshëm për identifikim (letër njoftimi ose pasaportë);
Për persona juridik:
- Ekstraktim për gjendjen momentale të subjektit juridik të lëshuar nga Regjistri qendror i RM, jo më i vjetër se 6 muaj;
- Kartelën tatimore;
- Kartonin për nënshkrim të xhiro llogarisë të personit juridik të lëshuar nga person i autorizuar nga banka deponuese; dhe
- Vërtetim për aftësinë e tij të pagimit të lëshuar nga banka deponuese (Raporti për aftësi pagimi i lëshuar nga banka ose ekstrakt prej xhiro – llogarisë për muajin e fundit. Sipas nevojës, T-MOBILE MK ka të drejtë që të kërkojë edhe bonitet, gjegjësisht raport për bilancin e gjendjes dhe të dhënat prej bilancit të suksesit të verifikuara prej Regjistrit qendror).
Dokumentat e nevojshme për persona juridik të cilat nuk kanë xhiro llogari aktive:
- Kërkesë, e nënshkruar nga nënshkruesi i autorizuar i personit juridik ose prej punëtorit të autorizuar me autorizim special me shkrim për atë qëllim të lëshuar nga personi juridik;
- regjistrimi gjyqësor (formularët nr. 1, 2 dhe 6 prej regjistrimi gjyqësor);
- kartela tatimore;
- * pagesa e mjeteve financiare si garanci për pagimin e rregullt të llogarive.
Dokumentat e nevojshme për persona të papunësuar:
- Kërkesë të nënshkruar nga parapaguesi;
- Dy dokumente për identifikim personal;
- * pagesa e mjeteve financiare si garanci për pagimin e rregullt të llogarive.
Dokumentet e nevojshme për nënshkrimin e postpejd marrëveshjes së re për nënshtetasit e huaj të cilët qëndrojnë në Maqedoni:
- Kërkesë të nënshkruar personalisht nga ana e parapaguesit;
- Pasaportë;
- Leje për qëndrim në Republikën e Maqedonisë;
- Leje për punë;
- Vërtetim për marrëdhënie të vendosur pune të lëshuar nga ana e organizatës/ kompanisë në memorandum;
- * pagesa e mjeteve financiare si garanci për pagimin e rregullt të llogarive.
* Së bashku me nënshkrimin e marrëveshjes standarde parapaguese, nënshkruhet edhe aneksi i marrëveshjes parapaguese për pagesën e mjeteve financiare si garanci (depozit) për pagimin e rregullt të faturave mujore.
Personat juridik janë të obliguar të nënshkruajnë marrëveshje parapaguese për secilën linjë aktive dhe gjithashtu do të duhet të nënshkruajnë këtë aneks (shtojcë) për secilën linjë aktive. Pagimi i garancisë (depozitit) bëhet në shitoret e T-Mobile.
Shuma e mjeteve të paguara është në varshmëri prej nevojave, në kundërvlerë në denarë në bazë të kursit të mesëm këmbimor të BPM:
- 500 euro për shfrytëzim roaming dhe thirrje ndërkombëtare;
- 200 euro nëse nyk shfrytëzohet roaming dhe thirrje ndërkombëtare.