Njoftohu me shërbimin tonë të ri
Konsumatorët tanë janë motivim për lëvizje para. Për këtë arsye punojmë me përkushtim të mbetemi liderë në inovacionet teknike, duke futur risi dhe sisteme të cilat ju mundësojnë përdorim gjithnjë e më të lehtë të shërbimeve tona.
Për këtë arsye krijuam shërbimin Automati vizuel.
Nëpërmjet kanalit të ri falas për vetëshërbim – Automati vizuel arrini vizuelisht deri te shërbimet dhe rregullimet e nevojshme duke lëvizur nëpër shtyllën e shërbimeve, në vend se të ju udhëheqë zëri nga automati folës në 070 122. Në këtë mënyrë mund të qaseni më lehtë dhe më shpejtë deri te ajo që e keni të nevojshme. Më nuk do të keni nevojë ta mbani në mend se cili ishte numri për aktivizimin e shërbimit.
Thjesht rrotulloni *122# dhe në ekranin e celularit tuaj do të paraqitet lista me shërbimet që i keni në dispozicion. Shkruajeni numrin i cili ndodhet para shërbimit, në fushën e zbrazët në fund të ekranit ose në SMS porosi, varësisht nga telefoni juaj dhe do ta pranoni menjëherë.
Nëpërmjet automatit vizuel mundeni:
1. Të rimbushni prepaid llogari
2. Të aktivizoni dhe deaktivizoni shërbime
3. Ta rrergulloni telefonin për internet dhe MMS
4. Të keni qasje deri te përmbajtja juaj e preferuar nga t-zones
5. Ti ndryshoni numrat e Rrethi im
6. Ta kontrolloni gjendjen e llogarisë
Krahas kësaj ofrojmë dy shërbime komplete të reja në dispozicion vetëm nëpërmjet këtij kanali:
7.Më rimbush kredi
Dërgoni falas kërkesë deri te postpaide konsumatori për rimbushje të kredisë në prepaide llogarinë tuaj. (Deri te shërbimi mund të keni qasje më së shumti tri herë brenda ditës.)
8. Rekomandoni miqve
Pasi që ta aktivizoni shërbimin Biseda falas në Rrethi im mund të dërgoni SMS porosi automatike falas deri te numrat e rrethit tuaj me informata dhe rekomandime që edhe ata ta aktivizojnë shërbimin.
Automati vizuel është në dispozicion në çdo kohë. Navigacioni nëpër të njëjtën është falas, si nga Maqedonia ashtu edhe nga çdo vend tjetër, nëpërmjet roamingut.