• Shfrytëzues privat
  • Shfrytëzues afarist
  • T-Home

Aplikacioni për kërkim më të shpejtë me Roaming më të lirë

Thirr dhe dërgo SMS prej jashtë vendit sikur të jesh në shtëpi

Prej tash thirrja dhe dërgimi i SMS porosive miqve tuaj prej jashtë vendit është shumë më lehtë dhe më volitshëm, me aplikacionin falas për Roaming më të lirë..

Me shkarkimin e aplikacionit, do mundesh shumë lehtë të thërrasish në shtëpi, duke mos futur prefiksin *123* пpara numrit qл do thirrлsh, si dhetл dлrgosh SMS porosi me зmim promovues shumл tл volitshлm prej vetлm 6 denarл!.

Si deri te aplikacioni?

Përcilli këto hapa të thjeshtë:

Shkarko aplikacionin falas nëpërmjet:

  • Automatit vizuel, duke thirrur në numrin pa pagesë *122#. Zgjidh 1 për T-Mobile shërbimet dhe pastaj zgjidh Roamingu më i lirë. Navigacioni nëpërmjet Automatit vizuel është tërësisht falas prej shtëpisë ose nga jashtë vendit.
  • Automatit folës në 122, në menynë T-Mobile shërbimet, zgjidhet Aplikacioni falas *123* ose drejtpërdrejt në numrin 141 511.
  • Shkarkimi i aplikacionit është falas.

Aktivizimi i aplikacionit

Përdorimi i aplikacionit

  • Që të realizosh thirrje drejt Maqedonisë me tarifat e Roaming-ut më të lirë, drejtpërdrejt thirr numrin nga lista e kontakteve në celularin tuaj njësoj sikur të jesh në shtëpi ose fut numrin në format 07xxxxxxx ose 02xxxxxxx. Pastaj në ekranin e celularit do të paraqitet porosia “ Thirrje *123*, me ç’rast do të pranosh thirrje kthyese me numrin tënd në ekranin e celularit. Prano thirrjen dhe bisedo me Roaming-un më të lirë.
  • Që të dërgosh SMS porosi drejt Maqedonisë me tarifat e Roaming-ut më të lirë, hap SIM
    (T-Mobile) menynë, zgjidh Roaming-un më të lirë, pastaj *123* SMS . Pastaj, fut numrin ku dëshiron të dërgosh SMS, shtyp OK dhe në fund fut tekstin e porosisë dhe prap shtyp OK. Në fund do të pranosh lajmërim mbi statusin e porosisë së dërguar.
  • Me përdorimin e aplikacionit të gjitha thirrjet drejt Maqedonisë paguhen sipas tarifave të Roaming-ut më të lirë ose sipas çmimeve për roaming promocionin veror për Roaming-un më të lirë, nëse e keni të aktivizuar, kurse të gjithë SMS porositë paguhen me çmim promovues prej 6 den. me TVSH. Periudha promovuese për SMS porositë vlen deri më 30.09.2012.

Informacione të dobishme::

  • Aplikacioni është në dispozicion për T-Mobile SIM kartelat e reja. Nëqoftëse SIM kartela juaj nuk përkrah këtë aplikacion, ndërro SIM kartelën me të re në shitoret tona
  • Për realizimin e thirrjes dhe dërgimin e SMS porosive jashtë vendit, është e nevojshme aktivizimi i shërbimit Roaming. Informacione në portalin T-Mobile Im, në menynë Shërbimet e mia ose në 122;
  • Numri maksimal i karaktereve të një SMS porosie është 160 dhe mund të përdoren vetëm shenjat latine dhe ato standarde të interpunkcionit;
  • Që të përdoret aplikacioni, është e nevojshme që në shtetin ku qëndron të kesh në dispozicion shërbimin Roaming më i lirë në rrjetin e operatorit që shfrytëzon. Nëqoftëse nuk mund të realizosh thirrje/dërgosh SMS, ndërro rrjetin ose deaktivizo aplikacionin: nëpërmjet SIM (T-Mobile) menysë, në pjesën Roamingu më i lirë *123*, pastaj Deaktivizo. Pastaj për thirrje drejt Maqedonisë me roaming-un më të lirë thirr me prefiks *123”07ХХХХХХХ# ose përdor formatin standard për thirrje prej jashtë vendit +ХХХХХХХХХХХ, kurse për dërgimin e SMS porosive përdor mënyrën standarde sikur prej shtëpisë;
  • Me aktivizimin e aplikacionit për roaming thirrje nuk mund të realizohen thirrje me Roaming të thjeshtë (pa prefiks). Nëqoftëse dëshiron të thërrasish me roaming të thjeshtë, atëherë deaktivizo aplikacionin sipas udhëzimit më lartë.
  • Me aktivizimin e aplikacionit, edhe më tej mund të dërgosh SMS porosi në mënyrë standarde (pa përdorimin e aplikacionit) që paguhen me çmim të rregullt për roaming, sipas modelit tarifor që përdor;
  • Për të thirrur në numër jashtë vendit në roaming, përdor formatin standard + ХХХ ХХХХХХХХ ;
  • Është e mundur që aplikacioni të mos funksionojë në disa tipa të caktuar të celularëve.